Outdoor Community

AEROKLUBI PEJA

AeroKlubi Peja përfaqëson traditën e vazhdueshme të aeronautikës në qytetin tonë. I themeluar nga aero-entuziastët lokalë, klubi ofron aktivitete gjatë gjithë vitit dhe mundësi për pjesëmarrje në sport. Në ditët e sotme, ai mundëson përvoja të paraglajdingut në dy zona kryesore: Maja e Zezë, që ofron pamje panoramike të Pejës dhe rrafshit të Dukagjinit, si dhe fshatin malor të Lipës, në rrugën për tek ujëvara e Drinit të Bardhë.

BICIKLISTAT PA KUFI

Cyclistes sans Frontiere – Biciklistat pa Kufi, e njohur edhe si CSF, është një organizatë e themeluar me qëllimin e organizimit të aktiviteteve sportive, rekreative, kulturore, dhe shëndetësore, si dhe të ruajtjes së ambientit. Për të arritur qëllimet e saj, organizata ndërmerr veprimtari si organizimi i ekskursioneve cikliste në Kosovë dhe jashtë saj, zhvillimi i aktiviteteve për ruajtjen e ambientit, si dhe aktivitete që lidhen me trashëgiminë kulturore të Kosovës.

HORSE CLUB RANCH

Horse Club Ranch është një klub kalërimi i vendosur në lagjen Zatra të Pejës, vetëm 2.5 km nga qendra e qytetit. I themeluar nga Plator Toli Gashi, ranch-i ofron një gamë të gjerë përvojash kalërimi për entuziastët e të gjitha niveleve. Vizitorët mund të zgjedhin mes shëtitjeve të shkurtra në shtigjet alpine të ranch-it, deri te udhëtimet më të gjata prej 8–10 orësh përmes maleve, duke shijuar pamje panoramike të Pejës dhe Rrafshit të Dukagjinit.

PEJA KAYAK

“Peja Kayak”, e themeluar në vitin 2020, është një shoqatë me garues të suksesshëm në nivel kombëtar. Misioni i shoqatës është të ofroj mundësi për rritje dhe zhvillim për të gjithë rinjtë, duke u fokusuar në kënaqësinë dhe sigurinë në sportin e kajakut. Kjo shoqatë tenton të krijoj një mjedis ku atletët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të marrin vendime, duke eksploruar ujërat e bardha vendase dhe duke kujdesur për mjedisin. Si partnerë me të rinjtë, kjo shoqatë synon të krijoj përvoja në natyrë që nxisin të mesuarit, besimin dhe transformimin, për të bërë lidhjen më të thellë me mjedisin dhe komunitetin tonë.

SH.P.S.R TROFTA

Shoqata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ “Trofta” u themelua në vitet ’90 me synimin për të bashkuar të gjithë adhuruesit e peshkimit dhe për të mbrojtur florën dhe faunën e lumenjve dhe liqeneve në territorin e komunës së Pejës. Aktiviteti kryesor i shoqatës është monitorimi dhe ruajtja e ekosistemeve ujore, ndërsa ndër vite ka organizuar gara kampionale, shoqërore dhe memoriale, duke u bërë një nga shoqatat më të suksesshme dhe më të respektuara në Kosovë.



VESPA CLUB PEJA

Vespa Club Peja është një komunitet pasionant i entuziastëve të Vespës në qytetin e Pejës, i cili promovon kulturën e skuterëve klasikë përmes udhëtimeve, takimeve dhe pjesëmarrjes në festivale rajonale. Klubi është pjesë aktive e rrjetit më të gjerë të Vespa Club Kosova dhe bashkëpunon me klube të tjera në Prishtinë dhe Prizren për të organizuar ngjarje që lidhin vespistët nga e gjithë Kosova dhe më gjerë. Përmes pjesëmarrjes në festivale si Peja Outdoor Festival, Vespa Club Peja kontribuon në promovimin e turizmit dhe pasionit për Vespa në rajon.

KAYAK KOSOVA

Kayak Kosova është një ndër iniciativat më dinamike në vend për promovimin e sporteve ujore dhe eksplorimin e lumenjve dhe liqeneve të Kosovës. Me qendër veprimi në Drinin e Bardhë, sidomos në Komunën e Klinës, Kayak Kosova ofron një përvojë të pasur me gara shtetërore, ture rekreative për turistë vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe aksione për pastrimin e ujërave në Kosovë dhe Shqipëri.

Pjesëtarët e ekipit janë të trajnuar në sigurinë në ujë dhe janë gjithmonë në gatishmëri për të ndihmuar në raste emergjente si përmbytjet. 

MAJA E MARJASHTIT

Shoqata e Alpinistëve “Maja e Marjashit,” me seli në Pejë, është e përkushtuar në promovimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe natyror. Me një anëtarësi të larmishme dhe aktive, shoqata gjithashtu promovon tolerancën ndërkulturore, ndëretnike dhe fetare.

Marjashi organizon ecje të rregullta javore në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe vendeve fqinje, duke inkurajuar eksplorimin në natyrë dhe ndërtimin e komunitetit.



MARIMANGAT E PEJES

E themeluar në vitin 2002, Shoqata e Alpinistëve “Marimangat e Pejës” (“Marimangat”) shërben si një qendër për komunitetin e rinisë alpike në qytetin e Pejës. Pionere për ngjitje në shkëmbinjë në Kosovë, ajo qëndron si entiteti më i madh dhe më i ngritur i këtij lloji në rajon. Qëllimi kryesor i shoqatës është të promovojë përfshirjen midis të rinjve, pavarësisht gjinisë apo racës, përmes ngjitjes në shkembinjë. 




SH.B. GJERAVICA

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Gjeravica”, e themeluar në vitin 1928 në Pejë, mban titullin si një nga organizatat më të vjetra malore në rajon. Frymëzimi për krijimin e saj lindi nga alpinistët sllovenë që, gjatë punimeve për ndërtimin e hekurudhës, u tërhoqën nga peizazhet mbresëlënëse të Pejës dhe Rugovës. Me mbi 300 anëtarë aktivë, Gjeravica mbetet sot një shtyllë e aktiviteteve malore në Kosovë dhe përtej saj. 

Ajo jo vetëm organizon udhëtime dhe ekspedita, por gjithashtu luan një rol kyç në kërkim-shpëtim, shënjimin e shtigjeve dhe mbrojtjen e mjedisit malor.




ZANA'S YOGALATE

E themeluar me pasion për lëvizjen ndërgjegjshme dhe mirëqenien, ZanasYogalate Studio ofron një përvojë unike të Yogalates, një përzierje e yogës dhe Pilates-it. E udhëhequr nga Syzane, studioja siguron një mjedis mbështetës për individë të të gjitha niveleve, duke ofruar gjithashtu praktika të ndryshme yoga, përfshirë hatha, yin, ashtanga, power yoga dhe vinyasa. Me një fokus të theksuar në forcimin e trupit, përmirësimin e frymëmarrjes dhe shëndetin emocional, ZanasYogalate Studio është një hapësirë ku praktika e rregullt sjell rezultate të jashtëzakonshme, duke ju ndihmuar të ndiheni më të lidhur dhe të përqendruar në trup dhe mendje.




SHOQATA E SPELEOLOGEVE

E themeluar në vitin 2004 dhe me mbi 100 anëtarë aktivë, shoqata “Aragonit Spelo” është e specializuar në organizimin e ekspeditave në shpella të ndryshme të rajonit. Përveç eksplorimit, shoqata ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e shpellave për qëllime turistike. Ajo ofron pajisje të nevojshme dhe udhërrëfyes të trajnuar për entuziastët që dëshirojnë të përjetojnë zhytjen dhe eksplorimin nëntokësor në mënyrë të sigurt dhe të organizuar.

 

 

 

 

 

 

 

PHM WEST

PHM West vepron si një qendër hulumtuese rajonale, e cila kryen studime dhe bashkëpunon me partnerë për të informuar planet dhe strategjitë lokale. Me një fokus në promovimin e turizmit të trashëgimisë, ajo mbështet fushatat e sensibilizimit të publikut dhe luan një rol qendror në ruajtjen dhe menaxhimin e aseteve. Kryesisht, PHM West bën thirrje për promovimin e trashëgimisë brenda zhvillimit ekonomik lokal, duke theksuar rolin e saj në promovimin e turizmit të qëndrueshëm.



Shijo edhe Ti

 

E themeluar në vitin 2015 nga një grup miqsh me pasione të ndryshme, shoqata “Shijo Edhe Ti” synon të inkurajojë njerëzit të zbulojnë aktivitete të reja dhe të lidhen me natyrën. Përmes ecjeve malore, fluturimeve me parashutë, çiklizmit, peshkimit dhe shumë aktiviteteve të tjera, shoqata ofron përvoja të pasura dhe gjithëpërfshirëse. Me udhëheqës malorë të përvojshëm, paraglajderistë të licencuar.